19 Mars 2024

Ulqini przanton ofertën turistike në Kosovë

Prishitnë, 26 maj - Kryetari i Ulqinit Aleksander  Daboviq,  drejtori i Organizatës Turistike Gezim Hajdinaga dhe pronarët e hoteleve e plazheve të Komunës së Ulqinit przantojnë ofertën turistike në Kosovë.

Ulqini mbetet destinacioni i preferuar për të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet verore në një vend, që i ofron të gjitha kushtet e relaksit, komoditetin, jetën e natës dhe shumëçka tjetër.

Qyteti i Ulqinit është një nga vendet e rralla që ofron plazhet e të gjitha kategorive, si ato me rërë apo plazhet shkëmbore.

Plazhi i vogël i Ulqinit, karakterizohet me shëtitoren e tij të veçantë përreth, e cila duket të jetë idealja për një shëtitje në vesën e mëngjesit gjatë pushimeve.

Ulqini edhe këtë sezon do të jetë vendi ku çmimet do të jenë të arsyeshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)