17 Maj 2021

Ulqini ka planifikuar të jetë i hapur për turistët

Gjilan, 10 prill - Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur në një takim pune ish-kryetarin e Ulqinit, njëherësh drejtor i turizmit në këtë komunë, Gëzim Hajdinagaj, me të cilin kanë bashkëbiseduar për javën e turizmit, mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal dhe ofertat që ofrojnë këto dy komuna për turistët në përgjithësi.

Në fjalën e tij nënkryetari Ismajli ka thënë se viti 2020 ishte një bllokadë e madhe dhe ngecje e zhvillimit në një masë të jashtëzakonshme të sektorit privat, ndërsa ky vit jep shpresë për një sezonë në hapje në kuadër të masave të paralajmëruara shtetrore për mbrojtje nga Covid-19 por pa izolime.

“Kosova dhe gjithë bota vitin e kaluar kishte një bllokadë të jashtëzakonshme dhe historike për shkak të pandemisë globale Covid-19. Në këtë aspekt janë shkaktuar edhe shumë humbje të mëdha në sektorin privat dhe në këtë rast edhe në aspektin e turizmit.''

''Ky vit ka shpresa për një gjendje krejtë tjetër dhe në këtë drejtim është konfirmuar se Mali i Zi ka ndërmarr hapa të shumtë për parandalim të pandemisë dhe njëkohësisht hapjen e vendit për turistët. Kemi diskutuar bashkërisht që edhe Gjilani edhe Ulqini janë komuna që kanë çka ti japing turistëve duke nisur nga e kaluara e lavdishme historike dhe monumentet e shumta, e deri të mikëpritja që është vlerë e përbashkët dhe dalluese e qytetarëve tanë të këtyre dy komunave, përfshirë këtu edhe sigurinë publike.

Sivjet, Ulqini do të jetë i hapur për kosovarët, ku nuk do të kërkohet testi kundër virusit Corona dhe është duke u punuar fuqimisht në mes dy Qeverive për heqjen e sigurimeve të veturave”, tha mes tjerash nënkryetari Ismajli.

Ai ka potencuar se dy komunat njihen për cilësi në në shërbim, nga sektori i gastronimisë, avancim në sektorin e turizmit në përgjithësi shkëmbimi i përvojave ndërvite dhe ngritja e investimeve që bashkë me sektorin privat janë bërë në shumë fusha.

Ndërsa, drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinagaj ka njoftuar mbi të gjitha përgatitjet që ka bërë komuna e Ulqinit për turistët dhe përparësitë që janë atje për këtë sezonë.

“Gjilani dhe Ulqini janë të njejta në shumë aspekte, shqiptarët atje dhe këtu njihen për solidaritetin, për shërbimet e mrekullueshme në gastronomi, për vendet piktureske, ambientin e pastër, e deri të siguria publike dhe mikëpritja.''

''Ulqini në bazë të planifikimeve do të jetë i hapur për turistët, për dallim prej vitit të kaluar që kishte shumë burokraci. Gjithashtu sektori privat këtë vit është më i mobilizuar se kurrë dhe nga 1 maji shënon hapja e sezonit turistik kur edhe pjeken të gjitha kushtet për një qëndrim të rehatshëm me kapacitete të plota turistike.''

''Ne ju mirëpresim me shumë kënaqësi, sepse turizmi është mbështetja jonë dhe njëkohësisht është përgatitja për shërbimin më të mirë ndaj jushë dhe Kosovës në përgjithësi”, ka thënë mes tjerash drejtori, Hajdinagaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Maj 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë javën e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, para New Born, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Dragana Janiçeviç për Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Shërbimi i Urgjencës në Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Visar Krasniqi për Keqpërdorimi dhe mashtrimi ne prokurorimin publik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve Avonet mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj projektin “Hapësirat e gjelbëra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”. (Objekti e Galerisë, ish-objekti i TMK-së, rruga “Ramadan Rexhepi” Ferizaj, ora 11:00)  

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (Objekti i Universitetit, ora 11:00)

- Organizata Kosovo Center for Peace mban konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan. (Xhamia “Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë protestë kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore. (Pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ora 12:00)

- BIRN dhe Internews Kosova mbajn konferencë në të cilën do të prezantohet Raporti “Përkëdhelja e korrupsionit” i cili ka në fokus analizimin e politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjithashtu analizimin e përformancës së gjyqësorit në trajtimin rasteve të korrupsionit. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, Salla e Konferencave, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, do të mbahet dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 13:00)  

 

- Drejtori I Përgjithshëm mbajn një Konferencë për shtyp. (Drejtoria e Doganës, Prishtinë, ora 18:00)