13 Maj 2021

Turqia synon dy herë më shumë turistë në vitin 2021

Ankara, 17 mars - Numri i të huajve që vizitojnë Turqinë do të dyfishohet në vitin 2021 krahasuar me vitin e kaluar.

"Vendi pritet të presë 34 milionë vizitorë të huaj këtë vit", tha për AA zëvendës-ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nadir Alpaslan.

Në vazhdën e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Turqia prezantoi programin e saj të Certifikimit të Turizmit të Sigurt, i cili, sipas Alpaslan, i dha asaj një epërsi mbi vendet e Evropës Jugore.

Sektori i turizmit i Turqisë ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në vitin 2019, duke mirëpritur 52 milionë turistë dhe duke fituar rreth 35 miliardë dollarë, tha ai.

"Ndonëse priste të ardhura prej 40 miliardë dollarë vitin e kaluar, sektori i turizmit ishte një nga sektorët më të prekur nga pandemia", theksoi Alpaslan.

Në vitin 2020, sektori i turizmit turk mbylli vitin me një humbje prej 65 për qind.

Ai tha se efektet e pandemisë vazhdojnë në vitin 2021, megjithëse të gjitha masat e nevojshme janë marrë në Turqi për të ofruar sigurinë e vizitorëve të huaj.

Masat për të frenuar përhapjen e COVID-19, të tilla si bllokimet dhe ndalimet e udhëtimit, prekën disa aktivitete ekonomike në të gjithë botën, veçanërisht turizmin, sektorët e udhëtimit dhe të prodhimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Maj 2021

- Me rastin e shënimit të 40 vjetorit të rënies së heronjve, Nebih e Tahir Meha, Komuna e Skenderajt organizon ceremoninë e zbulumit të busteve të heronjve: Emin Latit, Nebih, Tahir e Beqir Meha. (Oborri i Kullës "Tahir Meha' në Prekaz, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu pret Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. (Kabineti i Presidentes, ora 16:00 - Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës duhet të jenë të pranishme në Presidencë në orën 15:20)