05 Korrik 2022

Stambolli vizitohet nga 1. 1 milionë turistë gjatë muajit mars

Stambolli, 9 maj - Numri i turistëve të huaj që vizituan Stambollin në muajin mars u rrit me 112 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe arriti në 1 milion e 156 mijë e 400.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të Rrethit të Stambollit, 2 milionë e 904 mijë e 460 turistë të huaj kanë vizituar qytetin në tre muajt e parë të vitit.

Duke pritur 545 mijë e 608 turistë të huaj në mars të vitit të kaluar, me një rritje prej 112 për qind, këtë vit 1 milion e 156 mijë e 400 turistë kanë ardhur në Stamboll.

1 milion e 153 mijë e 138 prej turistëve e kanë vizituar qytetin me rrugë ajrore, 3 mijë e 262 nga deti. Numri i atyre që kanë mbërritur në qytet me rrugë ajrore është rritur me 113 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i atyre që kanë mbërritur me rrugë detare është rritur me 12 për qind.

Ndër të huajt që erdhën në Stamboll në muajin mars, iranianët zunë vendin e parë me 116 mijë e 626 persona.

Iranianët ndiqen me përkatësisht 92 mijë e 194 me gjermanët, 90 mijë e 394 me rusët, 42 mijë e 355 me anglezët, 40 mijë e 120 me izraelitë, 40 mijë e 119 me francezët, 36 mijë e 801 me amerikanët, 29 mijë e 49 me irakianët, 28 mijë e 28 me holandezët dhe pasojnë nga Kuvajti me 27 mijë e 23 turistë.

Në Stamboll në mars erdhën turistët nga 192 vende të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 korrik 2022

- Mbahet takimi në mes të delegacionit Amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla - P38, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Lagjja Arbëria, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Rektori i Universiteti të Prishtinës Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 22-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

- UBT nënshkruan dy marrëveshje shumë të rëndësishme me dy universitete nga shteti i Iowa-s, me University of Northern Iowa dhe University of Iowa. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione prezanton draftligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jasahri, i angazhuar nga UN Women. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës njoftohet rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani. (Kabineti i kryetarit, 13:30 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)