29 Mars 2024

Sot hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Udhëtimeve

Prishitnë, 1 prill - Congress  Event Organization (CEO) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë-Departamentin e Turizmit,  organizojn hapjen zyrtare të edicionit të shtatë me radhë të panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Udhëtimeve “Tourism & Travel Fair 2010“, i cili do të mbahet nga 01 deri më 03 Prill 2010.

Pjesëmarrës në hapje: Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, zyrtarë të lartë të Institucioneve të Kosovës, përfaqësues të ambasadave dhe Institucioneve ndërkombëtare, etj.

Edicioni i shtatë me radhë i kësaj ngjarjeje tashmë tradicionale do të mbledhë së bashku të gjithë faktorët relevant të cilët merren me sektorin e Turizmit dhe Udhëtimeve.

Panairi i Turizmit mbahet nën patronatin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Turizmit.

Në këtë ngjarje do të shpalosen oferta të shumta turistike nga Kosova, rajoni dhe vende tjera të cilat vijnë të përfaqësuara nga nivelet më të larta, gjegjësisht Ministritë dhe Departamentet e Turizmit të shteteve pjesëmarrëse si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, etj., ku në kuadër të stendave të tyre do të marrin pjesë shumë agjenci turistike, komuna, asociacione të turizmit etj., të cilat ofertën turistike të prezantuar në panairin e Turizmit në Prishtinë e pasurojnë dhe e bëjnë joshëse si asnjë herë më parë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)