27 Korrik 2021

Shqipëria dhe Kosova kontrollojnë qendrat shëndetësore në zona turistike

Durrës, 4 korrik - Inspektoriatet shtetërore të shëndetit të Shqipërisë dhe Kosovës po kontrollojnë qendrat shëndetësore dhe subjektet që ofrojnë shërbime në zona turistike në Shqipëri.

Aktiviteti bashkëpunues vjen për herë të parë dhe synon, sipas dy inspektoriateve, për të siguruar shëndetin e qytetarëve të dy shteteve, gjatë sezonit turistik.

Kryeinspektori i Kosovës Dr. Shaban Osmanaj thotë për Zërin e Amerikës se veprimi përbashkët midis dy inspektoriateve shëndetësore shënon ngritjen në një nivel më të lartë të bashkëpunimit të nisur pas marrëveshjes së përbashkët, nënshkruar pesë vite më parë. Zoti Osmanaj thotë se inspektorët po kryejnë veprime konkrete në zonat turistike për të parë kushtet shëndetësore.

“Ky është qëllimi inspektimeve të përbashkëta, për të parë, për të shkëmbyer informacionin, si ofrohet shërbimi, në cfarë kushtesh. Ne këtë projekt e kemi paraqitur bashkarisht këtë vit me homologët shqiptarë për një sezon turistik të shëndetëshëm”.

Ndërsa Kryeinspektore e Shërbimit Shtetëror shëndetësor në Shqipëri Vjollca Braho thotë se të dy inspektoriatet kanë bartur një barrë të madhe të përgjegjësive në menaxhimin e situatës me COVID-19. Sipas saj ato kanë mundësi të ndihmojnë njëra tjetrën me përvojën e krijuar.

“Ne po vijmë nga një përvojë e vështirë që ka kaluar Shqipëria, Kosova dhe mbarë bota. Ne kemi qenë institucioni që kemi zbatuar të gjtiha protokollet të miratuara për pandeminë e koronavirusit nga Ministria e Shëndetësisë dhe aktet normative të qeverisë shqiptare për të gjitha subjektet që kryejnë shërbime në Shqipëri. Tani jemi në një periudhë kur një pjesë e protokolleve janë lehtësuar, por vëmendja e dy inspektoriateve duhet të jetë e qëndrueshme, sidomos ndaj varianteve të reja të koronavirusit.”

Zonja Braho thotë se qendra shëndetësore të reja janë hapur këtë vit në zonat turistike për të qenë në gadishmëri të ndihmës mjekësore.

“Për sezonin turistik nga Ministria e Shëndetësisë janë hapur këtë vit 29 qendra të reja shëndetësore gjatë gjithë vijës bregdetare për të qenë sa më afër pushuesve. Përvec qendrave egzistuese ky shtim është për të pasur një sezon sa më të shëndetshëm dhe të sigurtë për gjithë pushuesit që do vijnë në Shqipëri.”

Trupat e inspektimit vlerësojnë se masat për situatën e pandemisë së koronavirusit, ndonëse të lehtësuara, kërkojnë vëmendje të vazhdueshme ndaj varianteve të reja. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka konfirmuar rastet e para me variantin “Delta” të koronavirusit.

Gjatë situatës së pandemisë dhe gjysmës së parë të këtij viti turistët nga Kosova zunë pjesën kryesore të pushuesvve, nga jashtë vendit, në Shqipëri. Sipas Institutit shqiptar të Statistikave vetëm gjatë majit hynë në Shqipëri rreth 144 mijë shtetas nga Kosova, gati dy herë më shumë see njëjta periudhë e vitit 2019, para situatës së pandemisë.

Ndërkohë 5-muajt e parë të këtij viti në Shqipëri vlerësohet nga të dhënat zyrtare se kanë hyrë mbi gjysëm milionë turistë nga Kosova, për të pushuar në zonat turistike shqiptare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Korrik 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:45)

- Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë, e cila iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Hapësira e jashtme para objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)  

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencën për medie lidhur me përmbylljen e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie” dhe prezantimin e raportit përfundimtar të zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të performances “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave jo-qeveritare”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takoht me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor për të diiskutuar për punën dhe sfidat e Odave të profesionistëve shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Nën përkujdesin e drejtpëdrejt të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shënohet 231-të i themelimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. (Teqa Bektashiane në Gjakovë, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do ta prezantojë edicionin e pestë të Raportit vlerësues të të drejtave të komuniteteve. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me nivelin e zbatimit të ligjit për shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)  

- Organizohet hapja solemne e Dekra Akademie në Gjilan e cila ka hapur dyert e saj për infermierët e licencuar që duan të punojnë në Gjermani. (Tek Rruga e Gjinollëve, nr.83, Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë  shqyrton Projektligjin në parim për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës s Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301 ora 15:00)