17 Maj 2021

Sektori i turizmit në Shqipëri vazhdon të jetë në krizë

Tiranë, 1 prill - Në Shqipëri sektori i turizmit vazhdon të jetë në krizë për shkak të pandemisë. Një pjesë e agjencive turistike janë mbyllur, ndërsa të tjerat ende nuk kanë nisur nga rezervimet për sezonin turistik veror.

Ndërkohë, përfaqësues të shoqatës së operatorëve turistikë shprehen se ka vonesa në promovimin e sezonit të ri turistik. Shqipëria ka nisur vaksinimin masiv të popullatës dhe pritet të heqë masat kufizuese për sezonin turistik veror.

Kur ka kaluar një vit nga fillimi i pandemisë dhe masave kufizuese, sektori i turizmit, një nga më të rëndësishmit për ekonominë e Shqipërisë, vazhdon të jetë në krizë.

 Genta Mustali, operatore turistike në një nga agjencitë turistike të Shkodrës, thotë se kur mbeten vetëm pak javë nga fillimi i sezonit të ri turistik veror, ende nuk ka kërkesa për rezervime nga frike e pandemisë.

“Rezervimet nuk ka filluar aspak. Sadoqë kemi bërë reklama për pushimet e sezonit veror, por nuk ka rezervime, nuk ka pyetje dhe as kërkesa”.

Mungesa e kërkesës ka bërë që të mbydhen një numër i agjencive turistike, në pamundësi për të përballuar shpenzimet, taksat, qeratë dhe pagat e punonjësve. Genta thotë se edhe ky vit duket se do të jetë i vështirë për operatorët turistikë, nëse strukturat shtetërore nuk mbështesin këtë sektor në kohën e duhur.

“Kemi mbijetu tash një vit e pak vetëm me forcat tona, me mujt me qendru sado pak në treg. Nëse nuk do të vazhdojë puna, edhe ne si pjesa tjetër do mbydhemi se nuk mundesh me nxjerr dhe mos me fitu gja. Shpresojmë sadopak të punojmë.”

Sokol Hoxha, pjesëtar i shoqatës së operatorëve turistikë të Shqipërisë, thotë se turizmi nuk është vetëm dy muajt e verës, por ai shtrihet gjatë gjithë vitit, ç’ka do të thotë se kërkohet një vemendje dhe mbështetje më e madhe nga strukturat qendrore dhe ato vendore.

Edhe ky vit, shton ai, parashikohet i vështirë për operatorët turistikë pasi pandemia po shoqërohet edhe me një luftë ekonomike mes vendeve të rajonit se kush të tërheqë më shumë pushues.

“Nëse shikojmë vendet përrreth, kanë fillu një promocion, marketing, shumë të madh për me thith turista, të vaksinum apo të pavaksinum. Pra, ka fillu një marketing shumë i egër në vendet e rajonit, që tek ne fatkeqësisht është një vit që kemi edhe zgjedhje, të cilat pengojnë marketingun pasi nuk e kanë mendjen institucionet për me thith turista.”

Me fillimin e vaksinimit masiv të popullatës, Shqipëria pritet që, gjatë sezonit veror, të heqë të gjitha kufizimet, një masë kjo lehtësuese për sektorin e turizmit. Por zoti Hoxha thotë se, krahas kësaj, është e nevojshme që qerveria të bashkëpunojë me vendet e tjera edhe për procesin e vaksinimit të turistëve.

Gjatë vitit të kaluar të ardhurat në ekonominë shqiptare nga turistët e huaj u tkurrën me 1 miliard e 93 milionë euro, ndërsa numri i vizitorëve të huaj pësoi një rënie prej 45 përqind, duke dëshmuar kështu krizën që përjetoi ky sektor për shkak të pandemisë COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Maj 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë javën e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, para New Born, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Dragana Janiçeviç për Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Shërbimi i Urgjencës në Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Visar Krasniqi për Keqpërdorimi dhe mashtrimi ne prokurorimin publik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve Avonet mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj projektin “Hapësirat e gjelbëra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”. (Objekti e Galerisë, ish-objekti i TMK-së, rruga “Ramadan Rexhepi” Ferizaj, ora 11:00)  

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (Objekti i Universitetit, ora 11:00)

- Organizata Kosovo Center for Peace mban konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan. (Xhamia “Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë protestë kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore. (Pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ora 12:00)

- BIRN dhe Internews Kosova mbajn konferencë në të cilën do të prezantohet Raporti “Përkëdhelja e korrupsionit” i cili ka në fokus analizimin e politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjithashtu analizimin e përformancës së gjyqësorit në trajtimin rasteve të korrupsionit. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, Salla e Konferencave, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, do të mbahet dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 13:00)  

 

- Drejtori I Përgjithshëm mbajn një Konferencë për shtyp. (Drejtoria e Doganës, Prishtinë, ora 18:00)