29 Mars 2024

Plazhet e Shëngjinit me rërë kurative dhe detit të ngrohtë

Shengjin, 19 gusht -  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot pamje nga plazhet e Shëngjinit, ndërsa vijon sezoni turistik veror.

Rëra kurative, uji dhe mjedisi i pastër, rendi, qetësia publike, arti i të gatuarit dhe çmimet e favorshme janë arsyet që pushuesit zgjedhin këto plazhe.

“Mirëmëngjes dhe me këtë panoramë nga plazhet e Shëngjinit, ju uroj një ditë të mbarë!”, u shpreh Rama.

Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij.

Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën e pastër dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, si dhe plazhet e Kunes dhe Tales.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)