24 Shtator 2021

Ohri një hap para vendosjes në listën e pasurive botërore në rrezik

Ohër, 25 qershor - UNESCO, Organizata për arsim, shkencë dhe kulturore e Kombeve të Bashkuara, ka miratuar një projektvendim që rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e trashëgimisë botërore në rrezik.

Projektvendimi do të shqyrtohet nga Komiteti i trashëgimisë botërore në sesionin e 44-të të UNESCO-s në Kinë, nga 16 deri më 31 korrik të këtij viti.

“Komiteti është thellësisht i shqetësuar për konkluzionet e misionit 2020, sipas të cilave, objektet e larta afër liqenit, cilësia e dobët arkitektonike e hapësirës së ndërtuar, veçanërisht në qytetet e Ohrit, Strugës dhe Pogradecit, por edhe përgjatë bregdetit jashtë zonave urbane, si dhe përdorimi i papërshtatshme dhe i tepërt i zonës bregdetare për infrastrukturën turistike ka ndikim të madh negativ në vlerën universale të rajonit”, thuhet në dokumentin e UNESCO-s.

Komiteti i përshëndet përpjekjet për adresimin e rekomandimeve, mes të cilave edhe pezullimin e përkohshëm të lejeve të ndërtimit, si dhe prishjen e disa të paligjshmeve. Por, vlerëson se, megjithëse disa vendime dhe rekomandime nga misioni reaktiv në gjashtë vitet e fundit janë adresuar, disa prej tyre janë zbatuar pjesërisht ose në mënyrë të pamjaftueshme, ndërsa një numër i madh i tyre nuk janë regjistruar fare.

Komiteti i trashëgimisë botërore, ndër të tjera, nga të dyja vendet kërkon të zhvillojnë një plan të detajuar strategjik për rehabilitim dhe një plan aksional në faza me qëllime dhe rezultate të përcaktuara qartë për të zbutur kërcënimet ndaj vlerës universale në afat të shkurtër dhe të gjatë. Nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kërkohe plan veprimi në faza, i cili do të siguronte kornizë gjithëpërfshirëse ndërkufitare politike dhe institucionale për adresimin e kërcënimeve serioze dhe të shumta me të cilat përballet rajoni.

Të dy vendeve u kërkohet të paraqesin raport të azhurnuar të përbashkët mbi gjendjen e ruajtjes së rajonit në Qendrën e trashëgimisë botërore deri më 1 shkurt 2022.

Sipas Ministrisë së Kulturës, projektvendimi i UNESCO-s nuk pasqyron plotësisht reformat dhe aktivitetet e autoriteteve qendrore dhe lokale, por pavarësisht vendimit përfundimtar, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Qendrën e tashëgimisë botërore, zbatimi i rekomandimeve të UNESCO-s për mbrojtjen e rajonit të Ohrit do të vazhdojë.

Ndër vite Liqeni i Ohrit, po përballet me një numër të madh problemesh. Pakujdesia e qytetarëve dhe neglizhenca e autoriteteve ka sjellë këtë propozim që Liqeni i Ohrit të hiqet nga lista e pasurive botërore të mbrojtura natyrore dhe kulturore të UNESKO-s.

Në një raport të fundit, dërguar në qeverisjen lokale dhe ministrive kompetente, UNESKO paralajmëroi se Ohri është një hap para vendosjes në listën e pasurive botërore në rrezik dhe tashmë ky moment ka arriur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)