19 Mars 2024

Numri i turistëve në Antalya këtë vit ka tejkaluar 9 milionë

Antaly, 23 dhjetor - Numri i turistëve që kanë mbërritur me rrugë ajrore qytetin turistik Antalya në Turqi këtë vit ka tejkaluar 9 milionë.

Në një deklaratë nga prefektura e qytetit thuhet se vazhdon të rritet numri i turistëve që vizitojnë Antalyan e cila me detin, rërën, diellin si dhe me historinë dhe bukuritë e saj natyrore është një prej qendrave më të rëndësishme të turizmit të Mesdheut.

Në Antalya, e cila vitin e kaluar e mbylli me rreth 3,5 milionë turistë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), punimet e vaksinimit, Certifikimi i Turizmit të Sigurt dhe masat e rrepta kundër pandemisë në komplekse vazhdojnë të japin frytet e tyre, thuhet në deklaratë.

"Numri i turistëve të ardhur me rrugë ajrore për periudhën 1 janar - 21 dhjetor 2021 ka arritur në 9.002.217 duke shënuar rritje me 164 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë Antalya u vizitua nga 3.410.044 turistë."

"Këtë vit Rusia renditet e para në mesin e vendeve që ka dërguar më shumë turistë në Antalya, e cila ndiqet nga Ukraina, Gjermania dhe Polonia", theksohet në deklaratë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)