28 Mars 2024

Industria e turizmit global humbi 320 miliardë dollarë në pesë muaj

New York, 25 gusht - Industria e turizmit global është shkatërruar nga pandemia me koronavirus me 320 miliardë dollarë humbje në eksport në pesë muajt e parë të vitit, dhe me më shumë se 120 milionë vende të punës në rrezik, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ai ka thënë se turizmi është sektori i tretë më i madh i eksportit të ekonomisë globale pasi më 2019 ka kontribuuar për 7 për qind të tregtisë globale.

“Ky sektor punëson një në 10 persona në botë dhe u ofron jetesë qindra miliona personave tjerë”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur se turizmi për disa shtete përbën 20 për qind të bruto-prodhimit të brendshëm.

Sandra Carvao, shefe për inteligjencë të tregjeve dhe konkurencë në Organizatën Botërore të Turizmit, ka thënë se humbjet prej 320 miliardë dollarëve në periudhën janar-maj, janë trefish më të mëdha krahasuar me ato të krizës financiare globale më 2009.

Përveç rrezikut të humbjes së vendeve të punës në sektorin e turizmit, të dhënat kanë treguar se edhe sektorët tjerë të lidhur, përfshirë shërbimet për ushqim, përballen me kërcënimin e njëjtë.

Në të gjetura është thënë se bizneset e vogla janë kryesisht “të ndjeshme”.

Guterres ka thënë se turizmi është “shtyllë kyçe për konservimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore”.

 

Pasi ka tërhequr vëmendjen në rënien e të ardhurave në turizëm, Guterres paralajmëroi që kjo në të njëjtën kohë ka rritur edhe shkatërrimin dhe gjuetinë apo peshkimin e palejuar në territore që janë të mbrojtura.

Sekretari Guterres deklaroi se rindërtimi i sektorit të turizmit duhet të jetë në përputhje me objektivin e klimës së sigurtë dhe të rikuperimit.

Ai theksoi se përdorimi i teknologjisë në sektorin e turizmit duhet të rritet në nivelin më të lartë, Guterres përmendi rëndësinë e nxitjes për vazhdueshmërinë dhe rritjes së gjelbër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)