28 Mars 2024

Zvicra nga eksporti i orëve ka fituar 16,2 miliardë franka

Bern, 5 shkurt - Zvicra gjatë vitit të kaluar nga eksporti i orëve ka fituar 16,2 miliardë franka zvicerane, që është për 22 për qind më shumë në krahasim me vitin 2009.

Rritje e eksportit të orëve është shënuar në çdo muaj ndaras gjatë vitit të kaluar prej 20 për qind, ndërsa në mars dhe në qershor eksporti është rritur për 30 për qind, publikoi Federata e prodhuesve të orëve zvicerane.

Më së shumti ora, sipas vlerës së furnizimit, janë plasuar në Hong-Kong për 3,18 miliardë franka, pas çka vijojnë SHBA-ja me eksport të realizuar prej 1,16 miliardë franka) dhe Kina me eksport prej 1,09 miliardë franka, që është për 57 për qind më shumë në krahasim me vitin 2009.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)