28 Nëntor 2021

Zhbllokohen lëngjet "Nectar"

Prizren, 7 shkurt - Zyra për media e kompanisë “Prizren Commerce” ka bërë të ditur se pas një muaji ndalesë, lejohet shitja e lengjeve të prodhuara në Serbi, të cilat ishin konsideruara si të dyshimta.

 

"Javën që lamë pas ne Kosovë kanë hy një sasi e lëngjeve Nectar dhe po vazhdon me ritem shume te mire shitja e tyre", thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Më 28 dhjetor të vitit të kaluar Inspektorati Sanitar i Kosovës, me një urdhëresë, pati ndaluar shitjen e lëngjeve të prodhuara në Serbi të firmave "Nectar", "Takovo" etj.

"Analizat e këtyre produkteve ushqimore-lëngje ishin bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetesisë Publike të Kosovës, me ç'rast disa nga këto produkte nuk përputheshin me deklaracionin, por importuesit e këtyre lëngjeve e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të bërë super-analizën e këtyre lëngjeve jashtë Kosovës, që ishte dërguar në Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinës në Shkup dhe Shqipëri dhe ku rezultatin se ishin të gjitha në rregull dhe në përputhshmëri me deklaracionin", thuhet në njoftim.
 
Sipas kompanisë “Prizren Commerce”  me 22 Janar, Inspektorati Sanitar i Kosovës i ka urdhëruar të gjithë inspektoratet komunale që të lejoi shitjen e produkteve lëngje të të gjitha llojeve të firmës prodhuese "Nektar".

Pronarët e firmës importuese "Prizren Commerce"  shprehën paknaqesinë e tyre me veprimin e nxituara te institucioneve kosovare që i ka dëmtuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)