25 Prill 2024

Zëvendësimi i importit të mallrave nga Serbia me ato vendore

Prishtinë, 26 korrik -Pas ndalesave të prodhimeve nga Serbia, tani nuk duhet të orientohemi dhe te hapim korridore importi nga vendet tjera sepse prapë nuk e ndihmojmë as ekonominë e as qytetarin e Kosovës.

Duhet të fokusohemi te prodhimet e vendit në Kosovë dhe Shqipëri dhe paralel dy Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë te miratojnë paketa subvencionimi të shpejtë të prodhuesve të drithërave, blegtorisë,pemëtarisë dhe perpunuesve te ushqimit.

Duke kontribuar dy Qeveritë në pakot financiare stimuluese për këto sektorë do të përfitojnë që në fund të vitit do të mbesin në treg mbi 500 milion Euro, në të kundërtën këto para do të dilnin jashtë vendit duke varfëruar ekonominë për aq para.

Tregtari duhet të furnizohet nga prodhuesi vendor maksimalisht aq sa është e mundur por edhe Qytetari (konsumatori) të vetëdijesohet dhe te konsumoi mundësisht ato prodhime te cilat janë prodhuar ne vend.

 Është momenti i fundit i Shqiptareve të ndërtojnë pavarësinë ekonomike.

Diasporës Shqiptare ti mundësohet me status të veçante klimë speciale për investime,  tani pasi që Kosova ka Ministrinë e Diasporës dhe ky do të duhej të jetë fokusi i kësaj Ministrie.

Oda Ekonomike e Trojeve dhe Diasporës Shqiptare ka planë konkret të detajuar se si dhe ç?fare përkrahje duhet të ketë Diaspora nga Qeveritë e dy Vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)