26 Prill 2024

Yunnan synon të bëhet qendra botërore e kafesë

Pekin, 28 dhjetor - Provinca Yunnan e Kinës po përpiqet të bëhet qendra e tretë botërore e prodhimit dhe e tregtisë së lëndëve të para të kafesë, pas Humbergut dhe New Yorkut.

Për këtë objektiv, qeveria e provincës Yunnan do të investojë 3 miliardë juanë (afro 300 milionë euro) për të ngritur vëllimin e prodhimit të kafesë kokërr, nga 38 mijë tonë në 200 mijë tonë në vitin 2020.

Provinca Yunnan ndodhet në \"brezin e artë\" të mbjelljes së kafesë, midis linjës së Tropikut, të veriut dhe asaj të jugut. Për shkak të kushteve të favorshme atmosferike, lartësisë mbi nivelin e detit dhe ndryshimit të madh në temperaturat midis ditës e natës në këtë provincë, prodhohet kafe e mirë me kokërr të vogël.

Në provincën Yunnan rritet 98% e kafesë në Kinë. Shumë kompani të famshme të prodhimit të kafesë, si Starbucks, Nestle, Mars etj., kanë hapur bazat e tyre në këtë provincë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)