29 Mars 2024

Wall Street mbyllet në rritje

New York, 2 mars – Stoqet amerikane u rritën për të dytën ditë rresht të hënën, të shtyra lart nga marrëveshja rekord e AIG-së për të shitur një njësi të madhe aziatike, si dhe nga fitimet në aksionet e kompanive të prodhimit të gjysmëpërçuesve, pasi kompania SanDisk e rriti parashikimin e vet për të ardhurat.

Kompania që prodhon minidisqe portabël kompjuterike u rrit dje 11,9 përqind në bursë dhe aksionet e saj kapën kuotën e 32,63 dollarëve për copë. Veç rritjes së parashikimit të të ardhurave për tremujorin e parë 2010, ajo deklaroi se parashikimi për të ardhmen e kësaj industrie në vitet që vijnë është i fortë.

Shpresat për një marrëveshje për të zgjidhur paqartësinë tanimë bezdisëse që rrethon krizën greke të financave, u dhanë kurajë investitorëve. Indeksi mesatar industrial Dow Jones u rrit 0,76 përqind, indeksi SP500 u rrit 1,02 përqind, dhe indeksi i përbërë Nasdaq u rrit 1,58 përqind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)