16 Gusht 2022

Volkswagen kryeson me shitje në Evropë

Frankfurt, 22 tetor - Volkswagen ka realizuar më tepër shitje në Evropë, sipas Shoqatës së Prodhuesve Automobilistik Evropian (ACEA).

Ndër prodhuesit e tjerë që pas Volkswagenit janë Peugeot Citroen-(153,7 mijë makina të shitura), Fiat Group (121,7 mijë), Ford (108,7 mijë) dhe Renault (108,6 mijë).

Gjithsej në muajin shtator në Evropë, janë shitur 1.261.000 automjete – 9,2% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Rënia më të madhe ka Chrysler – minus 38,5%. Rritje të madhe kanë Mitsubishi me 38,4%, dhe Daimler – me 6,5%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)