19 Prill 2024

Vjeshta me çmime më të shtrenjta

Prishtinë, 10 nëntor -Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 1,2 për qind në muajin tetor 2010 krahasuar me muajin shtator. Ndërsa shkalla e inflacionit e matur në muajin Tetor 2010 me muajin Tetor 2009 ishte 6 për qind.

Enti i Statistikave ka publikuar raportin e indeksit të çmimeve. Sipas raportit ngritje e çmimeve vërehet te rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera 24 për qind e shkaktuar nga aplikimi i tarifave dimërore të energjisë elektrike, pastaj perimet 2,3 për qind.

Te grupet dhe nëngrupet e tjera gjatët tetorit 2010 ndryshimet e çmimeve ishin pa ndikim në indeks.

Rënie e çmimeve ndërsa vërehet te pemët -11,5 për qind dhe duhani -0,8 për qind.

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 6 për qind në muajin Tetor 2010 krahasuar me muajin tetor 2009.

Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te buka dhe drithërat për 21,9 për qind. Vajrat dhe yndyrat  29 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal 14,1 për qind, duhani 6,7 për qind, rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera 4,4 për qind.

Qumështi, djathi dhe vezët u rritën për 2,9 për qind, perimet 3,8 për qind, sheqeri, reçeli, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsirat 10,5 për qind.

Ndërsa rënie e çmimeve krahasuar me një vit më parë vërehet te këpucët -1,4 për qind.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)