18 Prill 2024

Vizitë e suksesshme e Gërxhaliut në Odën Ekonomike të Parisit

Paris, 7 qershor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu vizitoi Odën Ekonomike të Parisit dhe me këtë rast bisedoi lidhur me bashkëpunimin ne mes të asociacioneve te biznesit dhe kërkoi angazhimin e përfaqësuesve më të lartë të OEP në lobim për anëtarësimin e OEK-ut ne Eurochambers.

Gërxhaliu dhe bashkëbiseduesit e tij, kryetari i OE të Parisit, Pierre Simon, udhëheqja e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Ursula Gerard dhe drejtoresha e Departamentit të Arsimi dhe Aftësimit Profesional, Guilhene Maratier - Declety vlerësuan si shumë të suksesshme bisedat të cilat përveç informimit të ndërsjell kishin për qëllim edhe lobimin e OE të Parisit për anëtarësimin e OEK-ut në Eurochambers.

Gjatë bisedës me zotin Simon, i cili deri para disa javësh ishte kryetar i Eurochambers-it u këmbyen informata lidhur me aktivitetet e dy asociacioneve të biznesit, u arrit marrëveshja për qasje të përbashkët në fondet e vendeve të treta,  transferi i dijes dhe teknologjisë – now- how dhe i teknologjisë së edukimit.

Gjithashtu dy kryetarët janë dakorduar për pjesëmarrje në panairet dhe aktivitetet tjera promovuese në Kosovë dhe Francë.

Me bashkëbiseduesit është arritur pëlqimi që një grup studentësh nga Kosova nga shtatori i këtij viti të studiojnë në universitetet e Francës të cilat i përkrah dhe monitoron Oda Ekonomike e Parisit.  

Vizitë në Francë kryetari Gërxhaliu e ka shfrytëzuar për tu takuar edhe me udhëheqësen e The Economist Group, Marie Lusi Boisseau me ç rast u morrin vesh për botimin e publikimeve shkencore të autorëve nga Kosova në këtë revistë prestigjioze dhe organizimin e një konferencë multidimensionale kushtuar përshpejtimit të proceseve integruese të Kosovës në Unionin Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)