16 Prill 2024

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan deklaratën për Tregun e Përbashkët

Sofje, 10 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në Samitin e Sofjes - Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

Tema e Samitit të Sofjes, ishte Tregu i Përbashkët Rajonal - Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Në fund të këtij samiti gjashtë vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy deklarata, atë për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Deklaratën për Agjendën e Gjelbër.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti tha se janë duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm së bashku si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi.

"Besoj që sot jemi duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm së bashku si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi.''

''Është e qartë se Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal stimulon rritjen, shton konkurrencën dhe investimet e huaja në rajon, duke shpejtuar konvergjencën tonë në drejtim të Bashkimit Evropian'', theksoi Hoti.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe tani janë zonë e tregtisë së lirë, por për të realizuar përfitimet e plota të bashkëpunimit rajonal Hoti ka thënë se duhet duhet t’i largojmë të gjitha barrierat e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe të njerëzve. Kosova sipas tij është e përkushtuar që ta arrijë këtë.  

''Ajo që na pengon neve për zhvillim të plotë të potencialit të Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal, është mungesa e normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis vendeve të rajonit, veçanërisht mungesa e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.''

''Unë, pres që procesi i dialogut në Bruksel do të përfundoj me sukses, së shpejti. Ne jemi të përkushtuar që t’i zgjidhim të gjitha çështjet bilaterale me Serbinë si pjesë e procesit të Brukselit'', ka deklaruar Hoti.

Për shkak të pandemisë me Covid 19, takimi  ishte virtual. Në këtë takim përpos përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, morën pjesë edhe Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)