20 Prill 2024

Vazhdon rritja e çmimit të derivateve të naftës

Prishtinë, 1 mars - Çmimi i naftës në tregun e Kosovës vazhdon të rritet çdo ditë e me shumë, si reagim ndaj zhvillimeve në bursat ndërkombëtare.

Në disa pika të shitjes së derivateve te naftes në Kosovë, çmimet e naftes varijojn nga 1.18 euro deri 1.22 euro ndersa benzina po i afrohet çmimit prej 1.20 euro për litër.

Edhe nafta ka pësuar rritje dhe do të vijojë derisa nga bursa lajmet të mos jenë më negative mbi tarifat.

Çmimi i naftës në tregjet e huaja e ka kapërcyer nivelin e 120 dollarë për fuci.

Duket se trazirat në Lindjen e Mesme dhe në vendet arabe po ndikojnë për keq në ecurinë e çmimeve.

Specialistët theksojnë që nëse revoltat përhapen në mënyrë masive edhe në Algjeri, një tjetër vend prodhues i naftës, atëherë çmimi i një fuçie naftë mund të shkojë deri në 220 dollarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)