20 Prill 2024

Valë falimentimesh në tregtinë greke me pakicë

Athinë, 13 gusht - Biznesmenët grekë janë goditur rëndë nga kriza financiare dhe pasojat e masave të kursimeve të qeverisë. Rreth 15 për qind e tregtarëve me pakicë në Athinë kanë falimentuar muajt e fundit.

Sipas një studimi të Lidhjes greke të tregtisë ESEE, posaçërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin e tregtisë me pakicë janë goditur rëndë nga pasojat e krizës financare në Greqi. Nga 3421 bizneset e zgjedhura përfaqësuese në pjesë të ndryshme të Athinës, 505 prej tyre apo ndryshe 14,8 për qind u desh të mbyllen që prej fillimit të krizës.

Posaçërisht dyqanet e rrobave dhe të këpucëve kërcënohen nga falimentimi. Tregtarë në pjesë normale të qytetit kanë raportuar humbje më të larta, sesa tregtarët në rrugët e njohura për zhvillimin e tregtisë. Nga ana tjetër  tregtarët në qendër të kryeqytetit janë prekur rëndë, për shkak se në atë pjesë muajve të fundit janë zhvilluar shumë protesta dhe demonstrata. Prandaj atje shkalla e falimentimit shtrihet prej 20 deri në 25 për qind.

Tregu i punës edhe më tej nën trysni

Ndërmarrjet që kishin arritur t\'i mbijetojnë humbjeve në të ardhura deri në 30 për qind që prej fillimit të krizës ekonomike në vitin 2008 kanë qenë të detyruara që gjatë mujave të demonstratave t\'i mbajnë të mbyllura dyqanet e tyre deri në pesë ditë rresht.

Kryetari i Lidhjes së tregtarëve grekë  - ESEE, Vassilis Korkidis paralajmëroi se si rrjedhojë e mbylljeve dhe falimentimeve, tregu i punës do të ndodhet edhe më shumë në trysni. Në fund të prillit shkalla e papunësisë në Greqi ishte 11,9 për qind. Lidhja e tregtarëve grekë në një studim të mëhershëm kishte paralajmëruar se si pasojë e krizës në sektorin e tregtisë me pakicë mund të mbyllen rreth 100 mijë vende të punës.

Greqia, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar - FMN, pritet të pësojë gjatë këtij viti një tkurrje ekonomike prej 4 për qind ndërsa në vitin e ardhshëm edhe një tkurrje tjetër prej 2,5 për qind.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)