27 Nëntor 2022

UNDP dhe Gjermania lansojnë partneritetin në promovimin e tregut të punës

Prishtinë, 1 dhjetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) hyn në partneritet me Qeverinë Gjermane, përmes Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH në Kosovë, për fazën e tretë të projektit “Programet Aktive të Tregut të Punës” (ALMP) që do të zbatohet deri në dhjetor 2022.

Ngjarja shënoi nisjen e fazës së re të “Programet Aktive të Tregut të Punës” dhe inaugurimin e partneritetit strategjik ndërmjet UNDP-së, GIZ-it dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Në këtë ngjarje morën pjesë Shefja e Bashkëpunimit për Zhvillim nga Ambasada Gjermane në Kosovë, znj. Vera Baumann, Drejtori i GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber, dhe përfaqësues relevant nga zyra e GIZ-it në Prishtinë, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, znj. Maria Suokko si dhe z. Drin Haraçia nga Agjencia Kosovare e Punësimit (AKM) dhe partnerë dhe të ftuar të tjerë.

Projekti kap vlerën e më shumë se 660.000 euro dhe ka dy komponentë kryesorë.

Projekti fokusohet në zgjerimin e bizneseve përmes ofrimit të granteve që mundësojnë përshpejtimin e rritjes së biznesit dhe krijimin e vendeve të punës për personat e riatdhesuar.

Për më tepër, projekti do të zhvillojë aftësitë dhe shërbimet e integrimit në tregun e punës nëpërmjet trajnimeve (bootcamps) në teknologji të informacionit dhe komunikimit (ICT).

Bootcamps janë programe intensive afatshkurtra të krijuara për të pajisur pjesëmarrësit me aftësi programimi që I përgatit për punësim në pozicione teknologjike të nivelit fillestar.

Bootcamps të propozuara zbatohen bazuar në modelin Ready-to-Work (i gatshëm për punë) i cili ndjek një proces të strukturuar me tre karakteristika kryesore: 1) trajnim intensiv të aftësive të shpejta, 2) qasje të të mësuarit me përvojë dhe 3) kurrikulë bazuar në kërkesat e industrisë.

Bashkëpunimi në “Programet Aktive të Tregut të Punës” (ALMP) ndërmjet UNDP-së dhe GIZ-it bazohet në rezultatet e angazhimit të vazhdueshëm në mbështetjen e tregut të punës në Kosovë nga UNDP dhe GIZ.

Gjatë zbatimit të projektit,  mbështetje e theksuar do t’u ipet punëkërkuesve gra dhe nga komunitetet jo-shumicë.

“Programet Aktive të Tregut të Punës” i UNDP-së vazhdon të mbështesë institucionet e Kosovës në hartimin e politikave dhe programeve strategjike, të bazuara në dëshmi, dhe ofrimin e trajnimeve në punë, subvencionimit të pagave, si dhe granteve dhe shërbimeve këshillëmore për të nxitur mundësitë e vetëpunësimit, si rezultat i të cilave përfituesit janë fuqizimi ekonomik përmes punësimit ose sipërmarrjeve të reja.

Në partneritet të ngushtë me APK-në, UNDP ka hartuar dhe zbatuar disa masa aktive punësimi, dhe ka ofruar mundësi trajnimi dhe punësimi për mbi 16,000 të reja dhe të rinj në partneritet me rreth 2,300 ndërmarrje private.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)