26 Prill 2024

Ulet renditja e vlerësimit të kredive të Greqisë

Athinë, 10 maj - Shërbimi i kategorizimeve Standard and Poor uli sot renditjen e kredive të Greqisë mes shqetësimeve se huadhënësve do t’u kërkohet t’i japin më shumë kohë Athinës që të paguajë huatë.

Greqia është goditur rëndë nga ngadalsimi ekonomik, kostoja e lartë e huave dhe rënia e të ardhurave nga taksat.

Greqia është një nga tre vendet të cilat kanë marrë hua emergjente nga Bashkimi Evropian gjatë vitit të kaluar për të ndihmuar në përballimin e  niveleve të larta të borxhit.

Ulja në renditjen e vlerësimit të kredive bën që Athina të paguajë interes më të lartë për huazimin e parave që i duhen për të rifinancuar borxhe të vjetra dhe për të mbuluar shpenzime të reja.

Zyrtarët e shërbimit Standard and Poor thonë se gjatë muajve të ardhshëm ata mund të ulin edhe më shumë renditjen e Greqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)