20 Prill 2024

Ulët besueshmëria për marrjen e kredisë në SHBA dhe Japoni

Washington, 11 maj - Agjencia e vlerësimit të riskut të kredisë Standard& Poor e uli besueshmërinë për marrjen kredi të SHBA-së dhe pastaj Japonisë: këtyre vendeve nga "stabile" në "negative".

Deri tani ka qenë e papërfytyrueshme vënia në pikëpyetje e besueshmërisë për të marrë kredi nga ana e ekonomive më të mëdha botërore.

Megjithatë, vendimi i agjencisë me emër të vlerësimit të riskut Standard&Poor's nuk erdhi me të vërtetë pa pritur.

Me 1,7 bilionë dollarë borxhe të reja, deficiti buxhetor i SHBA sapo ka arritur një rekord. Kjo është e barabartë me më shumë se 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

Borxhi shtetëror do të jetë këtë vit kaq i lartë sa i gjithë rendimenti ekonomik. Kjo situatë nuk mund të durohet për një kohë të gjatë, meqenëse në pjesën më të madhe bëhet fjalë për borxhe në botën e jashtme, mendon Clemens Fuest nga Universiteti i Oxfordit:

 "Kjo do të thotë që në njëfarë mënyre kemi të bëjmë me një vend, që ka jetuar mbi mundësitë e tij, që ka marrë shumë borxhe në botën e jashtme, si sektori shtetëror, ashtu edhe ai privat."

Edhe Rolf Schneider, drejtues i Makro Research në koncernin e sigurimeve Allianz e sheh në mënyrë më kritike zhvillimin në SHBA, edhe nëse borxhi shtetëror i Japonisë në raport me prodhimin e brendshëm bruto është dyfishi i atij të SHBA: "Sepse ne kemi në SHBA një deficit të dyfishtë. Kemi një deficit në buxhetin shtetëror dhe një deficit në tregtinë me jashtë."

Me fjalë të tjera, aftësia për konkurencë e SHBA nuk është më e mira, meqenëse SHBA importojnë më shumë se sa eksportojnë.

Në rastin e Japonisë, gjendja është faktikisht e anasjellta: ky vend aziatik shënon rregullisht tepricë në bilancin e tij tregtar dhe ka pas Kinës rezervat më të mëdha të devizave në botë. Që atje grumbullohen borxhe shtetërore në shumën mbi 200 përqind të rendimentit ekonomik vjetor, ka të bëjë me faktin se qeveritë japoneze përpiqen prej 20 vjetësh të luftojnë me programe gjithnjë të reja konjukturore një krizë ekonomike të stërzgjatur.

Dallimi me SHBA konsiston megjithatë në faktin se mbi 90% e borxheve janë marrë te japonezët brenda vendit: "Për aq kohë sa investuesit japonezë të kapitaleve të mos e humbasin besimin te shteti i tyre, borxhet e larta shtetërore nuk janë problem"...

thotë Clemens Fuest nga universiteti i Oxfordit. Kjo shpjegon edhe fenomenin, se pse Japonia ka midis kombeve të industrializuara borxhin më të madh, por paguan megjithatë interesat më të ulëta.

Në plan afatshkurtër, Japonia duhet të përballojë edhe pasojat e katastrofës natyrore dhe atomike. Për shkak të buxheteve shtesë, pritet që këtë vit edhe ekonomia japoneze ta kalojë nivelin e 10 përqindshit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)