30 Janar 2023

Turqit zgjerojnë edhe më shumë biznesin, marrin Portin e Durrësit

Tiranë, 24 qershor - Ndërsa e gjithë shoqëria shqiptare, përfshir opozitën është e zënë me operacione bakalli për numëriminventarizim votash dhe kutish, Ministria e Transporteve na paska dhënë me konçesion “thelën” më të majme të portit të Durrësit: Terminalin e Kontejnerëve.


Lajmi për këtë marrëveshje konçesionare në datën 22 qershor bëri xhiron e mediave turke: që nga Gazeteport, Finans  Samanyoluhaber apo siti i Hallkbank-ut (Banka Popullore Turke) deri tek të përditshmet prestigjoze turke Hurriyet dhe Sabah. Blumberg Bussinessëeek (organi më i specializuar e më prestigjoz, konkurent me Reuterin) i bënte gjithashtu jehonë këtij lajmi.

Mediat turke e quanin këtë marrëveshje koncesionare si një “hallishverish me shumë leverdi”. Në to theksohej se koncesioni përfshinte 800 metra linear kalatë dhe një sipërfaqe të shfytëzueshme prej 210 000 metrash katror.


Vërehej se deri tani trafiku vje-tor i kontejnerëve në këtë terminal është relativisht i vogël vetëm 65 414 TEU (njësi matëse bazë për kontejnerët siç është psh metri për gjatësinë), por ndërtimi i autostradës Durrës-Kukës sot dhe në një të ardhme zgjatimi i saj deri në Nish, plus ndërtimi i Korridorit 8 (Durrës – Shkup – Sofje – Burgas –Stamboll) parashikohet ta rrisë 11 herë trafikun e kontejnerëve nga Porti i Durrësit. Turqit shpresojnë që terminali, që u është dhënë me koncesion të arrijë një trafik prej 750 000 TEU.

Sipas të dhënave tona rezulton se tenderi për dhënien me koncesion të Terminalit të Kontejnerëve në portin e Durrësit është bërë më 25 nëntor 2010 në Ministrinë e Transporteve. Ky tender u fitua nga një konsorcium i përbërë nga dy firma turke: Global Liman Isletmeleri dhe Durres- Kurum Shiping SHA.


Ky konsorcium sipas Ministrisë së Transporteve fitoi 78,2 pikë dhe vlera totale e projektit të tij ishte 32,5 milionë dollarë. Nuk është aspak e qartë edhe për shkak të transparencës zero kundrejt publikut shqiptar të Ministrisë së Transporteve se çfarë do përfitojë pala shqiptare nga ky koncesion. Nuk dihet se çfarë do të përfshihet në këto 32,5 milionë dollarë investime. E vetmja gjë që dihet për këtë koncesion është afati prej 35 vjetesh. shekulli

Kush është “Global Liman Izletmeleri”

Na tërheq vëmendjen fakti që firma turke Global Liman Izletmeleri është themeluar në vitin 2004, pra ka relativisht pak përvojë profesionale. Gjithsesi kjo firmë në vitet e fundit është në ekspansion të vazhdueshëm në portet turke të Derinces, Izmirit apo në Galataport. Firma ka tentuar të bëjë blerje aggresive (hostile takeover) edhe në tregun global; kështu në bashkëpunim me firmën Royal Carabian është përpjekur të blejë një port jahtesh në Republikën e Belizesë (ish-Hondurasi britanik).

Oficerë dhe gjykatës të lartë të rrymës qemaliste republikane në Turqi e konsiderojnë këtë firmë si pjesëtare të një grupi firmash të afërta me z.Taip Erdogan, kryeministrin aktual turk, që i përket rrymës islamike të moderuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)


- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)