29 Mars 2024

Turqia në 2010 ka eksportuar 114 miliardë dollarë

Ankara, 5 janar - Tejkalohen objektivat e caktuara në eksport për vitin 2010 dhe i afrohet shifrës prej 114 miliardë dollarëve.

Ndërsa objektivi i caktuar për vitin 2011 është 127 miliardë dollarë. Shifrat e eksportit për vitin 2010 treguan edhe njëherë gjendjen e mirë në ekonomi.

Me një rritje prej 11,3 për qind në vitin 2010 Turqia realizoi një eksport në vlerë 113 miliardë e 686 milionë dollarë.

Kjo shifër nënkupton tejkalimin e objektivit të caktuar prej 111 miliardë e 700 milionë dollarë.

Ministri i Shtetit, Zafer Çağlayan tha: “Më 31 dhjetorë arritëm shifrën prej 113 miliardë e 686 milionë dollarëve”.

Sektori automobilistik u bë kampion i eksportit.  Eksporti i sektorit automobilistik u rrit afërsisht 16% dhe tejkaloi shifrën e 17 miliardë dollarëve.

Sektori i tekstilit dhe konfeksionit me një eksport prej 14 miliardë e 500 milionë dollarë pasoi sektorin automobilistik.

Ndërsa vendi i tretë në eksport ndryshoi këtë vit.  Në vend të sektorit hekur-çelik në vend të tretë u radhitën prodhimet kimike me një rritje në eksport prej 31,67 për qind.

Prefekturat kampione në eksport të Turqisë janë Stambolli, Bursa dhe Koxhaeli (Kocaeli).

Ndërsa objektivi i eksportit për vitin 2011 u përcaktua të jetë 127 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)