28 Mars 2024

Turqi, në 2010 u shitën gjithsej 793 mijë automobila

Ankara, 13 janar - Në Turqi është thyer rekordi i shitjes së automobilave. Në vitin 2010 në Turqi u shitën gjithsej 793 mijë automobila.

Kjo është edhe shifra më e lartë e shitjeve që janë bërë deri tani në Turqi në këtë sektor. Tregu automobilistik u rrit 36 %.

Ndërsa objektivin e ri në sektorin e automobilizmit e shpalli Kryeministri Erdoan: “Të prodhojmë automobila 100% vendas”.

Rënia e normave të interesit në kreditë bankare, kapërcimi i ndikimeve të krizës e shtyu konsumatorit të blejë pa frikë makina.

Trendi i lartë në shitje u reflektua edhe në eksport.

Në vitin 2010 eksporti i automobilave u rrit me 15,55% dhe kapi shifrën 17 miliardë e 400 milionë dollarë.

Erdoani dha sinjale për vazhdim të politikave stimuluese dhe bëri publik objektivin e ri në automobilizëm.

“-Tani kompanitë automobilistike duan të prodhojnë markat e tyre. Edhe ne e nxisim një gjë të tillë. Do të bëjmë atë që duhet për të pasur një automobil 100% kombëtar”, u shpreh Kryeministri Erdoan.

Drejtuesit e sektorit automobilistik turk synojnë të realizojnë shitje të larta edhe në vitin 2011.

Pritshmëritë për vitin e ri janë për tejkalimin e suksesit të shënuar në vitin 2010. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)