28 Mars 2024

Trichet: Inflacioni nuk parashikon të ardhmen

Bruksel, 25 janar - Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean-Claude Trichet, ka thënë se norma e inflacionit në eurozonë duke përjashtuar çmimet e ushqimeve dhe të energjisë nuk është paralelisht edhe njësi matëse për presionin e inflacionit për të ardhmen.

Në një intervistë për të përditshmen Wall Street Journal, Trichet tha se rreziku më i madh në këto momente do të jetë ndalimi i procesit të reformave që u nisën gjatë krizës financiare dhe shtoi se masat e shtrëngimit të ekonomisë do të forcojnë dhe nuk do dëmtojnë procesin e ri-ngritje ekonomike në eurozonë.

\"Në rastin tonë, ne mendojmë se inflacioni thelbësor nuk është një parashikues i mirë për inflacionin kryesor në të ardhmen,\" tha Trichet për gazetën, duke shtuar se Banka Qendrore Europiane po garanton që inflacioni në çmimet e energjisë të mos eksportohet në çmimet e produkteve të tjera.

Inflacioni në eurozonë u rrit në 2.2 për qind në muajin dhjetor. Sipas statistikës kjo është hera e parë në më shumë se 2 vite që inflacioni kërceu përmbi nivelin e 2 për qind që Banka Qendrore Europiane synon ta ketë si kufi për këtë indeks.

Por nga ana tjetër statistika tregoi se inflacioni thelbësor i eurozonës qëndroi në nivel shumë më të ulët nga synimi i bankës së Evropës në vetëm 1.1 për qind për muajin dhjetor, përveç kësaj shumica e analistëve në tregje thanë se inflacioni thelbësor do të rriten me një ritëm shumë të ngadaltë përgjatë vitit, duke sugjeruar për përmbajtje dhe kontroll të presionit të çmimeve përbrenda eurozonës.

Në intervistë Presidenti i Bankës së Europës përjashtoi të gjitha spekulimet e analistëve se politika monetare e bankës do të përcaktohet nga leximi i vlerës së inflacionit kryesor dhe jo nga leximi i vlerës së inflacionit thelbësor. Trichet në intervistë tha se niveli aktual i normës bazë të interesit 1 për qind është niveli i duhur, pavarësisht deklaratës së bankës së europës një javë më parë se eurozona po përballet me presion të çmimeve në termat afatshkurtra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)