28 Mars 2024

Tregu i punës i pabarabartë në mes të burrave dhe grave

Prishtinë, 23 mars - Forumi Ekonomik i Grave (WEF) në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Iniciativa për Stabilitet në Kosovë (IKS) organizon diskutim për Ligjin e Punës.

Ky diskutim do të përqendrohet në Ligjin e punës, me fokus në dispozitat të cilat rregullojnë lejen e lehonisë dhe lejen prindërore, për të punësuarit.

Forumi Ekonomik i Grave dhe organizata të tjera të shoqërisë civile janë të mendimit se ekzistojnë pabarazi në mes të burrave dhe grave në tregun e punës të cilat janë krijuar si pasojë e zbrazësirave ligjore.

Lidhur me këtë WEF ka hartuar një dokument të shkurtër nëpërmjet të cilit do të prezantojmë gjendjen aktuale dhe propozimet tona në formë të rekomandimeve për politikëbërësit për mënyrën e rregullimit të lejes së lehonisë dhe lejes  prindërore të integruar në këtë dispozitë, me të cilat do të ndikonim pozitivisht  në uljen e diskriminimit ndaj grave në punësim dhe në vendin e punës.

"Më konkretisht, ne kërkojmë fuqishëm edhe përfshirjen e lejes prindërore në Ligj. Dhënia e mundësisë që burrat të marrin lejen prindërore (e cila nuk mund t'u transferohet grave), do të çojë në diskriminim të zvogëluar nga ana e bizneseve drejt punësimit të grave."

"Ne besojmë se këto rekomandime do të krijojnë mundësi të barabarta në tregun e punës siç e parasheh Ligji për Barazi Gjinore", thekson WEF.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)