19 Tetor 2021

Tregu i automjeteve komerciale në BE tkurret me 7.2 për qind në janar

Bruksel, 24 shkurt - Tregu i Bashkimit Evropian për automjetet komerciale vazhdoi të tkurret në muajin e parë të vitit 2021, me rënie të regjistrimeve të reja prej 7.2 për qind.

Numri i regjistrimeve të automjeteve komerciale ishte 141.462 njësi muajin e kaluar, njoftoi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

"Kërkesa u tkurr në të gjitha segmentet, megjithëse rënia e shitjeve të furgonëve të rinj kishte ndikimin më të madh, pasi ky segment përbënte më shumë se 80 për qind të regjistrimeve totale të automjeteve komerciale të BE-së", theksoi ACEA.

Me përjashtim të Francës (plus 5.7 për qind), të gjithë tregjet kryesore të BE-së si Spanja (minus 29.3 për qind), Gjermania (minus 17.1 për qind) dhe Italia (minus 6.7 për qind) regjistruan rënie muajin e kaluar.

Gjatë muajit të parë të vitit 2021, segmenti i automjeteve të lehta tregtare u tkurr me 7.1 për qind, me 116.177 automjete të reja të regjistruara në të gjithë BE-në.

Franca, tregu kryesor për nga vëllimi, ishte tregu i vetëm kryesor i furgonëve që pa rritje (plus 7.4 për qind) në janar.

Kërkesa e BE-së për kamionë të rinj të mesëm dhe të rëndë shënoi rënie me 5.8 për qind në 22.795 njësi.

Përveç autobusëve të mesëm dhe të rëndë, kërkesa për kamionë të rinj në të gjithë BE-në shënoi rënie deri në 24.1 për qind në periudhën e njëjtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)