20 Prill 2024

Tërhiqen mbi 130.000 automobila Fiat punto

Romë, 17 prill - Prodhuesi italian i automobilave “Fiat” tërhoqi nga tregu mbi 130.000 automjete “punto” për shkak të problemeve me kablot e sistemit për frena.

Tërheqja përfshin mbi 130.000 automjete edhe atë modelet “grande punto”, “punto evo”, “grande punto van” dhe “punto evo van”, ndërsa kompania u ka dërguar letra pronarëve të automobilave nga fundi i shkurtit, transmetoi Frans pres.

Nga “Fiat”-i sqaruan se nuk kanë problem të gjitha automjetet, por parregullsia e instalimit të kabllove ABS në sistemin për frena është zbuluar në automobil prej të njëjtës seri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)