20 Prill 2024

Të premten vendosja e kontrollit doganor

Prishtinë, 14 shtator - Institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare janë përgatitur për vendosjen e kontrollit doganor në pikën 1 dhe 31 në kufi me Serbi.

Plani operacional i hartuar nga Qeveria e Kosovës në konsultim me KFOR’in dhe EULEX’in është finalizuar të martën pasdite, ka thënë një zyrtarë i lartë qeveritar.

Nga burime të tjera të afërta me takimin mësohet se doganierët kosovarë do të dërgohen vetëm në pikën kufitare 31 në Bërnjak, ndërkaq pika 1 do të marrë akoma kohë deri në riparimin e saj.

Kryeministri Hashim Thaçi ka rikonfirmuar se këtë të premten do të fillojë edhe operacionalizimi i plotë i planit të Republikës së Kosovës për vënien nën kontroll të këtyre pikave kufitare me rregulla strikte, si edhe në të gjitha pikat kufitare të tjera të Republikës së Kosovës.

“Të gjitha operacionet do të kryhen nën sovranitetin e Kosovës, pra nën angazhimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës me angazhimin e tyre operacional e teknik të EULEX’it dhe krijimin e ambientit të sigurisë nga NATO’ja”, ka thënë ai, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se të hyrat në dy pikat doganore në Veri do të derdhen drejtpërdrejt në buxhetin e Kosovës dhe do të shpërndahen si të gjitha mjetet në buxhetin e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)