09 Dhjetor 2021

Të premten hapet panairi për material shkollorë

Prishtinë, 17 maj - Me datën 21-22 Maj në “Hotel Grand” , hapet panairi i parë ndërkombëtar për material shkollor “KIS fair 2010”.

Në panair do të prezantohen artikuj nga kompani me renome botërore, sic janë: Adel, Scrikss, PLM Case, Milan, etj.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe vet pronarët e kompanive në fjalë, si dhe përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare në  Kosovë.

Panairi iu dedikohet librarëve të Kosovës dhe ka për qëllim furnizimin e shoqërisë kosovare me artikujt më të rinj shkollorë për sezonën shkollore 2010.

Zbritje çmimesh me 10%, si dhe lojë shpërblyese që do i mundësojë  fituesëve pushime në Antalya të Truqisë, do jenë disa prej aktiviteteve të panairit.

Panairi organizohet nga Motto Company – Prishtinë, ndërsa ka gjetur mbështetje edhe nga: TEB bank, Ephesus Agency, Bayan Moori dhe Gulistan Education Center.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, 11:30)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)