25 Prill 2024

Taksa doganore me Serbinë dhe BeH, vendim i pakthyeshëm

Prishtinë, 15 qershor - Vendimi i Qeverisë për të vënë taksë doganore për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja që futen në Kosovë, sipas ministres për Tregti dhe Industri, Mimoza Kusari-Lila, është i pakthyeshëm.
 
Taksa prej 10 për qind, sipas premtimit të saj të mëhershëm, pritet të zbatohet nga sot dhe nëse nuk jep rezultate mund të shkohet në bllokim të plotë të mallrave nga këto vende, si reagim ndaj vendimit të këtyre dy shteteve për të mos lejuar qarkullimin e mallrave nga Kosova nëpër Serbi, që nga shpallja e pavarësisë.

Sipas saj më i rëndë është bllokimi i mallrave transit të Kosovës nëpër këto dy shtete. Dhe nuk ka kompromis në raport me normalizimin e marrëdhënieve tregtare me këto dy shtete.

Kusari ka paralajmëruar edhe shtetin shqiptar për nevojën e bashkëpunimit institucional dhe tejkalimin e problemeve me aplikimin e referencës doganore. “Jemi në pritje të përgjigjes nga Qeveria e Shqipërisë për aplikimin e çmimeve referencë për eksportin e qumështit prej Kosovës në Shqipëri”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka thënë se me politikat tregtare të CEFTA-s, ka tre vjet që Kosova është e bllokuar në raport me eksportin e mallrave me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinë.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)