29 Mars 2024

Sulmet në Libi rrisin çmimin e naftës

Doha, 21 mars - Çmimi i naftës u rrit sot në këmbimet elektronike aziatike, si pasojë e fillimit të goditjeve të koalicionit ndërkombëtar në Libi.

Në këmbimet e mëngjesit, një fuçi naftë bruto për livrim në muajin prill u shit me 102,95 dollarë, duke u rritur me 1,88 dollarë.

Ndërkaq, nafta Brent e Detit të Veriut për livrim në muajin maj u rrit me 2,14 dollarë, duke u shitur me 116,07 dollarë.

\"Çmimet e naftës u rritën për shkak të sulmeve ushtarake në Libi nga ana e koalicionit. Zonat e naftës mund të jenë shkatërruar nga këto goditje dhe gjatë veprimeve të sabotazhit``, deklaroi Victor Shum për agjencinë AFP, nga kabineti ``Purvin and Gertz``.

Koalicioni ndërkombëtar theksoi dje se kishte shkatërruar sistemet mbrojtëse antiajrore libiane dhe po përgatitej të sulmonte duke nisur që nga dita e sotme linjat e furnizimit të forcave të regjimit të Muamer Gedafit.

“Faza e parë e goditjeve ajrore ishte një sukses dhe mundësoi vendosjen e një zone ndalim fluturimi``, deklaroi shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, admirali Mikael Mulen.

Të premten e kaluar çmimi i naftës pësoi ulje. Në \"New York Mercantile Exchange\" (Nymex), një fuçi naftë bruto për livrim në muajin prill u shit me 101,07 dollarë, duke u ulur me 35 cent në raport me një ditë me parë.

Në Londër, në ``Intercontinental Exchange``, një fuçi naftë Brent në Detin e Veriut për livrim në muajin maj u shit me 113,93 dollarë, duke u ulur me 97 cent. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)