28 Mars 2024

Suficiti tregtar në Japoni zvogëlohet për 37,5 për qind

Tokio, 28 shtator - Suficiti tregtar japonez në gusht u zvogëlua për 37,5 për qind, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, në 1,22 miliardë dollarë që paraqet rënien e parë gjatë 15 muajve të fundit, publikoi Ministria e Financave.

Eksporti është rritur për 15,8 për qind në rreth 52 miliardë dollarë,  për të nëntin muaj me radhë është vërejtur rritje, pas furnizimit të automjeteve motorike eksporti është rritur për 18,7  për qind, si dhe eksporti i hekurit dhe çelikut për 26,1 për qind, publikoi Ministria në raportin preliminar.

Megjithatë, tempoja e rritjes së eksportit sivjet është mjaft e ngadalshme, derisa importi është rritur për 17,9  për qind në rreth 50 miliardë dollarë, lajmëroi Ministria. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)