19 Prill 2024

Sot në Bruksel mbahet takimi i CEFTA-s

Prishtinë, 11 mars - Sot në Bruksel mbahet takimi i CEFTA-s, i pari për këtë vit i cili do të jetë i nivelit teknik. Pjesëmarrësit në takim nuk do të përfaqësohen me simbole shtetërore, tha ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila.

Mbledhja e CEFTA-s është e nivelit teknik, nuk është i nivelit politik andaj përfaqësues nga Kosova do të jetë drejtori i Departamentit të Tregtisë, Flamur Keqa, tha ministrja Kusari-Lila

Ajo tha se Kosova do të ketë qasje konstruktive, në mënyrë që të nxjerr përfitime nga kjo marrëveshje.

“Nuk do të ketë simbole ose emra të shteteve, do të ketë emra të përfaqësuesve, por simbole të shteteve nuk do të ketë sepse dihet që Kosova është ende pjesëmarrëse në këtë marrëveshje përmes një marrëveshje e cila është nënshkruar nga UNMIK-u në vitin 2006, ndërsa tri shtetet anëtare të CEFTA-s nuk e kanë pranuar Kosovën”, ka theksuar Lila.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)