26 Prill 2024

Soros shiti arin dhe ia rrëzoi çmimin

New York, 19 maj - Çmimi i arit të marten shënoi rënie pasi disa hexh fonde të mëdha, në mesin e të cilave edhe njëri të cilin e kontrollon miliarderi kontravers Xhorxh Soros, zbuluan se kanë shitur sasira të mëdha prej arit të tyre rezervë, shkruan të mërkurën “Vol stret zhurnal”.

Çmimi terminal i arit për dërgesë në maj shënoi rënie për 10.60 dollarë ose për 0.7 për qind në 1.479.80 dollarë për një uncë në Kokes (Comex) bursën e mallrave në Nju Jork.

Më aktive është tregtuar me marrëveshjen terminale për ari për dërgesë në qershor, çmimi i të cilit po ashtu shënoi rënie për 10.60 dollarë në 1.480 dollarë për një uncë.

Të hënën në mbrëmje “Soros fond menagjment” bëri të ditur se në tremujorëshin e parë të vitit ka shitur 99 për qind të pjesës së saj apo 4.7 milionë aksione në fondin “Gold trast”.

Aksionet e shitura kanë kushtuar 680 milionë dollarë në bazë të çmimeve së të hënës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)