09 Dhjetor 2021

Shqipëria dhe Maqedonia diskutojnë liberalizimin e tregtisë

Shkup, 15 prill - Tirana dhe Shkupi po diskutojnë për liberalizimin final të tregtisë së prodhimeve bujqësore në të dyja anët e kufirit përmes heqjes së të gjitha barrierave tarifore, njoftoi dje media maqedonase, duke iu referuar burimeve nga qeveria.

Protokolli për liberalizimin pritet të ratifikohet së shpejti dhe bazohet në marrëveshjen më të gjerë shumëpalëshe për krijimin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore, (CEFTA sipas akronimit në anglisht). Marrëveshja mund të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti. Ministri maqedonas i Ekonomisë, Fatmir Besimi, u takua së fundmi me homologun shqiptar, Dritan Prifti, dhe ranë dakord në përshpejtimin e procedurave të ratifikimit.

Shqipëria importoi nga Maqedonia 190 mijë tonë mallra me vlerë të përgjithshme prej 7 miliardë lekësh vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Importet qenë 40 për qind më të ulëta se në vitin 2008. Shqipëria eksportoi 2.9 miliardë lekë mallra në Maqedoni vitin e kaluar, por nga këto vetëm 365 milionë lekë qenë mallrat e përfshira në marrëveshjen e lehtësimit të tregtisë përmes heqjes së tarifave doganore.

Në lidhje me produktet bujqësore, Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë konkurrencë direkte në fushën e zarzavateve, pasi Shqipëria prodhon veçanërisht zarzavate të hershme, ndërsa Maqedonia prodhon zarzavate të vona. Por shqetësues pas liberalizimit të tregtisë mund të jetë konkurrenca në prodhimin e frutave, ku karakteristikat klimaterike të Maqedonisë janë shumë të ngjashme me karakteristikat e Korçës dhe Peshkopisë.

Shumica dërrmuese e frutave të importuara në Shqipëri vijnë nga Maqedonia, ndërsa prodhuesit shqiptarë në zonat malore vuajnë nga sasitë e pakta të prodhuara në pemishte me sipërfaqe të vogla. Në total, liberalizimi i tregtisë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë pritet të sjellë përfitime gjithnjë e më të mëdha, për shkak se ndonëse Shqipëria zotëron një deficit të lartë tregtar me këtë vend, zotëron suficit të konsiderueshëm në sektorin e shërbimeve turistike.

Nga ana tjetër, megjithëse ka pranuar të heqë tarifat doganore për mallrat e importuara, Shqipëria mban nivel shumë të lartë referencash doganore, të cilat janë në kundërshtim me marrëveshjet e tregtisë së lirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)