24 Prill 2024

Shqipëria dhe Kosova vendet me përqindjen më të ulët të eksporteve

Tiranë, 28 maj - Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi nivelin e importit dhe eksportit të mallrave në vendet e Evropës Juglindore, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës, dhe FMN për vitin 2010.

Për të bërë të mundur krahasimin midis importeve dhe eksporteve të këtyre vendeve, të dhënat janë përllogaritur në përqindje ndaj Produktit të Brendshëm Bruto.

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me përqindjen më të ulët të eksporteve ndaj PBB krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Shqipëria dhe Kosova eksportojnë mallra me vlerë respektivisht 9.5% dhe 4.6% ndaj PBB-së, ndërkohë që Maqedonia eksporton 37.1%, Serbia 20.9% dhe Mali i Zi 17.3%.

Përsa i përket importeve, vendi me nivelin më të lartë është Mali i Zi (67.6%), i ndjekur nga Maqedonia (59.7%), Kosova (47.6%), Serbia (40.2%) dhe Shqipëria (35.8%) e cila ka nivelin më të ulët të importeve në krahasim me PBB.

Eksportet e Shqipërisë dhe Kosovës janë në nivele shumë të ulta krahasuar me vendet e rajonit. Rritja e nivelit të eksporteve është kritike në zhvillimin e ekonomisë, dhe vende si Shqipëria dhe Kosova duhet të kryjnë hapat e nevojshme për shtimin e eksporteve, përmes rritjes së cilësisë së produkteve dhe specializimin në mallrat dhe shërbimet që arrijnë t’i prodhojnë në mënyrë më efiçente se vendet e tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)