23 Prill 2024

Shqipëri, rritja e eksporteve faktor i zhvillimit të ekonomisë

Tiranë, 14 prill - Banka e Shqipërisë bën të ditur se treguesit e ekonomisë shqiptare gjatë tremujorit të parë të këtij viti rezultojnë me rritje progresive, duke dhënë sinjale pozitive për një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë në vijimësi.

Lidhur me këtë fakt, ekspertët e ekonomisë vërejnë se kontribut në këtë drejtim kanë dhënë eksportet. Sipas tyre, rritja e eksporteve shqiptare është një tregues i zhvillimit te ekonomise së vendit.
   
Treguesit statistikorë tregojnë se eksportet në tremujorin e parë 2011 kanë një rritje totale prej mbi 68 për qind, në të cilat rritja e eksporteve \"Made in Albania\" përbën pjesën më të madhe.

Ekspertët shprehin bindjen se vendimi i fundit i qeverisë për të hequr tërësisht tarifën për mallrat e importuara nga sipërmarrja fason dhe rieksportin e tyre si prodhime më pas është një masë që do të ndihmojë shumë shndërrimin e këtyre ndërmarrjeve, në ndërmarrje prodhuese eksportuese tërësisht shqiptare.
   
Sipas tyre, ky vendim do të ndikojë fuqishëm në krijimin e dhjetra mijëra vendeve të reja të punës, ndërsa përbën edhe një ftesë dhe inkurajim të madh që investitorët e kësaj industrie nga mbarë bota të vendosen në Shqipëri.

Ndërkohë që nuk mbeten pas dhe reforma të tjera të ndërmarra nga qeveria për përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjen e eksporteve.
   
Eksperti i ekonomisë, Artan Hoxha, thotë se kjo rritje pritet të vazhdojë dhe të reduktojë më tej defiçitin tregtar. Sipas Hoxhës, prej më shumë se një viti që eksportet shënojnë rritje, zhvillimin më të konsiderueshem e ka regjistruar grupi i materialeve të ndërtimit, një industri që po konsolidohet në vendin tonë.

Eksperti Hoxha shprehet se për një vazhdimësi të rritjes së eksporteve shqiptare nevojitet një inkurajim i mëtejshëm i biznesit me anë të politikave qeveritare.
   
Artan Hoxha thotë se gjatë muajve në vijim pritet një ulje më drastike e deficitit tregtar, pasi me daljen në treg të produkteve bujqësore vendase do të ulen importet ushqimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)