16 Prill 2024

Shqipëri, Problem, rritja e kredive të këqia

Tiranë, 21 korrik - Këshilli mbikëqyres i Bankës së Shqipërisë ka hasur një sërë problemesh gjatë inspektimeve që ka kryer në bankat e vendit tonë për vitin 2009. Përveç moszbatimit të disa pikave të ligjit për bankat një tjetër problem mbetet edhe rritja e kredive të këqia edhe pse jo me ritme të shpejta si më parë.

Ndërkohë që portofoli i kredive në valutë shfaqet disi më problematik në drejtim të cilësisë së tij krahasuar me portofolin në monedhën vendase, në nivelin 10.6% kundrejt 10.1%.

 

Sipas raporti të këshillit mbikëqyres së Bankës së Shqipërisë janë evidentuar disa mangësi në drejtim të shkeljes së limiteve për ekspozimet e bankave ndaj palëve të lidhura me to dhe emërimet të administratorëve në kundërshtim me kërkesat e ligjit.

 

Gjithashtu subjekteve iu janë kërkuar të përmirësojnë sistemet e tyre të kontrollit dhe të përmirësojnë menaxhimin e rreziqeve.

Madje janë rekomanduar disa përmirësime në drejtim të parandalimin e transaksioneve të dyshimta, trajnimin e personelit, krijimin e një baze të dhënash të klientëve dhe zbatimin e kërkesave të ligjit të ri që ka hyrë në fuqi gjatë vitit 2008. Mbetet problem rritja e kredive me probleme gjatë vitit 2009 përllogaritet në nivelin 20.8 miliardë lekë ose 78.9% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2008.

Analiza e ecurisë së cilësisë së portofolit të kredisë për individët dhe bizneset gjatë vitit 2009 evidenton se bizneset shfaqen më problematikë, me kredi me probleme rreth 12.3% në fund të vitit 2009, nga 7.6% një vit më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)