11 Gusht 2022

Shqipëri, inflacioni arrin në 4.5 për qind

Tiranë, 8 mars - Në Shqipëri, inflacioni regjistroi një rritje të menjëhershme duke kapur kuotën e 4.5 përqind gjatë muajit shkurt e duke kapërcyer kështu edhe kufirin maksmimal prej 4 përqind të Bankës Qendrore.

\"Indeksi i grupit të ushqimeve \"Pije Jo alkoolike\" shënoi një rritje prej 4.9 për qind. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 23.5 për qind vërehet në grupin e zarzavateve. Gjatë muajit shkurt, çmimet janë rritur edhe në nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë grupin bukë dhe drithëra me 3.2 për qind, fruta 4 për qind, sheqer dhe ëmbëlsira 3.3 për qind.\"

Sipas Instat, rritje është regjistruar pothuajse në të gjithë grupet. Kështu shtrenjtim me 2.2  përqind është vërejtur edhe në grupin “Pije alkoolike dhe duhan”, e në të njejtën mase edhe grupi “Shëndeti” ku është verifikuar rritja e cmimit të medikameteve. Edhe në shkurt ka vijuar shtrenjtimi I karburanteve, ku nafta është rritur me 1.5 përqind ndërsa benzina me 1.3.

Të dhënat e Instat nuk përbëjnë ndonjë surprizë, duke qenë se prej disa javësh çmimet në treg pësuan një rritje të shpejtë. Megjithatë sipas deklarimeve të fundit të Bankës së Shqipëri,  edhe gjatë këtij viti inflacioni do të mbetet mesatarisht brenda objektivit të saj. Guvernatori Ardian Fullani deklaroi dy javë më parë se në parashikimet e veta, Banka kishte mbajtur parasysh edhe efektin e rritjes së cmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)