28 Mars 2024

Shqipëri, Bankat transferojnë fitimet jashtë vendit

Tiranë, 11 qershor - Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të hequr kufizimet në transferimin e fitimeve të filialeve dhe degëve të bankave të huaja që veprojnë në Shqipëri, duket se i dha efektet e para në prill. Të dhënat e Shoqatës së Bankave tregojnë se mininalisht 12.5 milionë euro fitime u transferuan në muajin prill nga Shqipëria në drejtim të vendeve të origjinës së kapitalit.

Në fund të muajit mars, sistemi bankar kishte 87.6 miliardë lekë kapitale të veta, por në prill, kapitalet u ulën në 86 miliardë, ose duke u pakësuar me afërsisht 1.7 miliardë lekë.

Në periudhën janar-prill të këtij viti, sistemi bankar realizoi fitime të përgjithshme prej 2.3 miliardë lekësh, gjë që shënon një kthim në normalitet. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bankat patën realizuar humbje prej 869 milionë lekësh.

Norma e kthimit nga kapitali i investuar në prill ishte 7.9 për qind, ndërsa norma e kthimit mbi asetet ishte 0.7 për qind. Para krizës botërore, bankat arritën të realizonin fitime deri në masën 20 për qind në vit, por vitin e kaluar, ato u përballën me rritje të shpenzimeve si pasojë e shtimit të shpejtë të kredive të këqija dhe e kreditorëve të parregullt.

Për të parandaluar ndonjë problem të mundshëm, Banka e Shqipërisë vendosi ndalimin e shpërndarjes së fitimeve të sistemit në janar të vitit 2009. Kjo masë ekstreme rezultoi e panevojshme në fund të vitit të kaluar, kur u pa se bankat dolën me fitime pavarësisht problemeve të shkaktuara nga kriza.

Këtë vit, BSH e hoqi ndalimin për transferimin e fitimeve. Shuma e fitimeve të transferuara në prill përbën vetëm 2 për qind të kapitaleve të investuara në tregun bankar shqiptar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)