28 Nëntor 2021

Shoqata e Afaristëve të Kosovës synon aftësimin e bizneseve

Prishtinë, 27 maj - Është promovuar Shoqata e Afaristëve të Kosovës (SHAKID), asociacioni më i ri i afaristëve të Kosovës, i cili është themeluar më 10 prill të këtij viti, me qëllim të tubimit, organizimit dhe bashkëpunimit mes të gjithë afaristëve në vend, tërheqjen e investitorëve të huaj, si dhe zbutjen e nivelit të papunësisë.

Nuhi Mazrek, kryetar i kësaj shoqate, ka thënë të enjten se shoqata është themeluar me përkrahjen e disa asociacioneve nga Turqia dhe Holanda me të cilët do të bashkëpunojnë për t’iu ardhur në ndihmë afaristëve.

“Organizimi i shoqatës është mbi bazën e afaristëve nëpërmes të cilës dëshirojmë t’ju ndihmojmë edhe bizneseve. Jo vetëm lobimi e krijimi i lehtësive e favoreve praktike e ligjore në interesin e afaristëve duke pasur për qëllim menaxhimin sa më të suksesshëm të biznesit, por edhe ndërlidhjen e afaristëve mbi bazë të interesave reciproke, krijimi i kontakteve, lidhjeve, bashkëpunimit mes afaristëve dhe bizneseve janë ndër qëllimet e tona”, ka thënë Mazrek.

Sipas tij, shoqata do t’i japë rëndësi të madhe zhvillimit të ekonomisë së vogël, ndërsa një kujdes i veçantë do t’i kushtohet edhe hapjes dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, aftësimin e biznesit në Kosovë për eksport, si dhe shumë të tjera.

“Dëshira jonë është që të aftësojmë bizneset në Kosovë për eksportin e produkteve, mallrave e shërbimeve, objektivat e Shoqatës së Afaristëve të Kosovës, janë, krijimi i sistemit të konkurrencës lojale në tregun kosovar, nxitja e investimeve të huaja, informimi i investitorëve potencialë të huaj mbi gjendjen e investimeve në Kosovë, resurset afariste, mundësitë atraktive investime dhe mbi mundësitë aktuale për tenderim, hapja e përfaqësive të ndërmarrjeve të huaja në Kosovë, vendosja e marrëdhënieve konkrete afariste ndërmjet afaristëve të Kosovës me ata të BE-së, Ballkanit dhe Turqisë”, ka thënë ai.

Metin Hysrev Ynler, ambasador i Ambasadës së Turqisë në Kosovë, ka përgëzuar afaristët për iniciativën e themelimit të kësaj shoqate, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen e vendit të tij për Kosovën si dhe inkurajimin që janë duke bërë me qëllim të tërheqjes së investitorëve të huaj.

“Ne të gjithë jemi dëshmitarë të zhvillimeve tejet pozitive kohëve të fundit në Kosovë. Edhe në fushën e ekonomisë janë duke u hedhur hapa të rëndësishëm. Pikërisht në këtë kontest është i nevojshëm investimi i investitorëve të huaj për të zbutur nivelin e papunësisë në Kosovë, posaçërisht në fushën e shëndetësisë, prodhimtari, dhe transport është i nevojshëm investimi i huaj. Ne si Ambasadë e Republikës Turke në Kosovë, si gjithë kolegët tanë, përfaqësuesit e komitetit ndërkombëtar në Kosovë, jemi duke inkurajuar biznesmenët turk që të vijnë të investojnë në Kosovë. Ne si ambasadë me kënaqësi jemi duke e vëzhguar rritjen e investimeve të investitorëve turq në Kosovë”, ka thënë ai.

Me rastin e përurimit të kësaj shoqate, panelistët e pranishëm, kanë debatuar edhe për rolin e asociacioneve biznesore në globalizim, për afaristët e Kosovës dhe sfidat karshi menaxhimit internacional, si dhe për investimet në pronat e palejueshme dhe siguria juridike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)