20 Prill 2024

Shkëmbimi tregtar e vetmja arterie e komunikimit me Evropën

Prishtinë, 15 shkurt - Një marsh protestues që ka nisur nga shtatorja e Zahir Pajazitit për të përfunduar pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ka qenë mënyra se si ka zgjedhur Koalicioni për Demokraci për të shprehur indinjatën e thellë ndaj bllokadës tregtare që BE-ja i ka bërë Kosovës dhe nga mungesa e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Mbi 300 aktivistë të këtij koalicioni kanë marshuar në mënyrë paqësore duke bërë thirrje për liberalizim të vizave nga ana e BE-së. Ata kanë mbajtur në duar sllogane të ndryshme, si  “Ne jemi Evropë”, “Evropa nuk mund të na diskriminojë”, “Duam liri të lëvizjes” dhe “Kosova është Evropë”.

Ndërkohë drejtuesi i Koalicionit për Demokraci, Sejdi Demiri ka ripërsëritur qëndrimin se “është e padenjë, joreale dhe absolutisht e padrejtë që Kosovës, veç mospërfshirjes në procesin e liberalizimit të vizave, këto ditë t’i bllokohet edhe e vetmja arterie e komunikimit me Evropën – ajo e shkëmbimit tregtar”.

“Edhe pse në Kosovë me vite ekziston prezenca evropiane, si EULEX-i, ashtu edhe Zyra Civile Ndërkombëtare, është e padrejtë që qytetarët të përballen me barriera si mungesa e lëvizjes së lirë në BE dhe shkëmbimi tregtar. Pyetja që me të drejtë shtrojmë është se, si ka mundësi që Evropën ta kemi në Kosovë, ndërsa ne të mos kemi as më të voglën qasje në Evropë?”,, ka thënë më tej Demiri.

Koalicioni për Demokraci duke e cilësuar si të suksesshëm këtë aktivitet, premton se nuk do të jetë i fundit, në kërkesën për të realizuar të drejtën elementare, atë të lëvizjes së lirë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)