28 Mars 2024

Shitjet shënuan rritje për 15 %, ndersa indeksi i të punësuarve për 6%

Prishtinë, 29 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bazë të Planit të Punës për vitin 2021, ka përgatitur publikimin e rezultateve të Statistikave Afatshkurtra të Shërbimeve, për tre mujorin e parë TM1 2021.  

Publikimi tregon se indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për  15.69%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për  6.37%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 8.04 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020;  Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 46.37 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 100.78%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;  Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 9.10%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 20.29%, krahasuar me tremujorin e parë 2020; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 37.70 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)