11 Gusht 2022

Shitje rekorde e automjeteve në Indi dhe Kinë

Pekin, 20 shtator - Derisa SHBA-ja përballet me krizë të re potenciale në tregun e automobilave, vendet me numër të madh të banorëve si Kina dhe India shënojnë rritje rekorde, transmeton Smedia.

Shoqata indiane e prodhuesve të automobilave bëri të ditur rritje rekorde të shitjes së automobilave, edhe atë dy muaj me radhë.

Gjatë muajit gusht janë shitur 33.2 për qind të automobilave më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në Kinë gjatë muajit gusht janë shitur 18.7 për qind të automobilave më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)