27 Shtator 2022

Shitja e automjeteve në BE regjistrojnë nivelin më të ulët historik

Bruksel, 18 shkurt - Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) ka bërë të ditur se shitjet e automjeteve në Bashkimin Evropian kanë rënë në nivelin më të ulët historik në janar.

"Regjistrimet e automjeteve të pasagjerëve në BE ranë në 682.596 njësi muajin e kaluar, duke shënuar një rënie vjetore prej 6 për qind nga 726.491 në janar 2021", thuhet në deklaratën e ACEA.

Shitjet e automjeteve në BE janë tkurrur për shtatë muaj rresht që nga korriku 2021.

Megjithatë, disa vende në Evropën Qendrore shënuan rritje në janar, ku rritja më e lartë prej 72.6 për qind dhe 55.5 për qind u regjistruan në Sllovaki, respektivisht në Rumani.

Ndër tregjet kryesore të BE-së, Italia dhe Franca regjistruan humbje të mëdha prej 19.7 për qind, respektivisht 18.6 për qind.

Mungesa e vazhdueshme globale e gjysmëpërçuesve po ndikon ende negativisht në shitjet e makinave në të gjithë rajonin, theksoi ndër të tjera ACEA.

Në deklaratën e javës së kaluar, shoqata tha se "parashikon që regjistrimet e automjeteve të pasagjerëve në BE do të shkojnë drejt rritjes këtë vit, duke u rritur me 7.9 për qind për të arritur në 10.5 milionë njësi".

Megjithatë, deklarata thekson se shifrat "do të jenë ende pothuajse 20 për qind nën nivelet e shitjeve para pandemisë të 2019".

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)